image Laporta shpreson që Dembele do ta ndryshojë qëndrimin e tij rreth kontratës

Futboll

Laporta shpreson që Dembele do ta ndryshojë qëndrimin e tij rreth kontratës

news image

Dembele ka dështuar të bjerë dakord për një zgjatje të kontratës së tij aktuale, e cila do të skadojë në fund të këtij sezoni, duke çuar në një periudhë jashtë fushe në janar pasi anësori u bë një figurë e papëlqyeshme me tifozët në Camp Nou.

Dembele dha një shfaqje mjeshtërore në një paraqitje 23-minutëshe kundër Athletic Bilbao të dielën, duke shënuar një gol dhe duke asistuar dy herë teksa Barça arriti një fitore 4-0.

Laporta shprehu shpresat e tij se ish-lojtari i Borussia Dortmund mund të qëndrojë ende.

“Dembele e di ofertën tonë dhe se ne gjithmonë kemi dashur që ai të qëndrojë. Shpresojmë që në fund të sezonit ai do ta rishqyrtojë atë”, tha Laporta të hënën, cituar nga Cadena SERe.

Ndërsa Dembele shkëlqeu kundër Athleticos, Xavi gjithashtu rezervoi lëvdata të veçanta pas ndeshjes për Pedri, të cilin e krahasoi me ish-shokun e skuadrës Andres Iniesta.

/GazetaSinjaliSporti/