Çështja e Neymar ka ndezur një debat të brendshëm në klubin e Barcelonës mes presidentit dhe trajnerit të klubit katalanas.
Neymar duket gjithnjë e më afër largimit nga PSG pasi klubi francez ia ka bërë të qartë tashmë se nuk llogarit në të për sezonin e ri, pas ardhjes së Dembeles.
Sipas raporteve nga Spanja, presidenti Juan Laporta dhe trajneri Xavi kanë pasur një ‘përplasje’ pasi njëri po e dëshiron transferimin e Neymar, kurse tjetri jo.
Trajneri Xavi është kundër këtij transferimi sepse ai beson se mund të prishë harmoninë në dhomën e zhveshjes.
Ndërkohë Laporta thuhet se e dëshiron atë sepse beson se do të marrë sponsorë të rinj të Barçës, do të rrisë shitjet dhe do të mbushë stadiumin.
Mbetet të shihet nëse braziliani do ta bëjë një rikthim emocionues në klubin katalanas këtë verë.