Tërmeti katastrofik tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, duke lënë pas të paktën 49 viktima, mbi 700 të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.
Mes familjeve që mbetën nën rrënoja ishte dhe familja Reçi, me origjinë nga Mirdita dhe që banonte në Durrës. Tërmeti ua mori jetën të katër anëtarëve të familjes Reçi, Eduard Reçi, 54 vjeç, Dolora Reçi, 49 vjeç, dhe dy fëmijët e tyre, Kristi Reçi, 25 vjeç, dhe Klaus Reçi, 21 vjeç, të cilët u përcollën dje për në banesën e fundit.
Shuarja e kësaj familje preku edhe familjen e kryeministrit Edi Rama, pasi 25-veçarja Kristi Reçi ishte e afërme e djalit të kryeministrit, Greg Rama. Ishte vetë Gregu, që reagoi me një mesazh në rrjetet sociale pas tragjedisë, duke thënë se e kishte njeri të afërt studenten e Mjekësisë.
Ndërkohë, ditën e djeshme, Gregu i ka dhënë lamtumirën e fundit mikes së tij, Kristit, të cilën, zbulon se e thërriste “Kiki”.