image Lajmërojeni Policinë nëse e shihni gruan në foto - Dyshohet për shpërdorim të pasurisë

Siguri

Lajmërojeni Policinë nëse e shihni gruan në foto – Dyshohet për shpërdorim të pasurisë

news image

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Policia ka bërë me dije se e dyshuara që kërkohet, dyshohet se është përfshirë në një rast “shpërdorim i pasurisë së huaj dhe keqpërdorim i kartelave bankare”, e raportuar në polici në nëntor të vitit 2023.

E dyshuara që po kërkohet

E dyshuara që po kërkohet

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192.

/GazetaSinjali/