image Lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës, nëse e shihni këtë person, kërkohet për vrasje

Kosovë

Apel/ Lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës, nëse e shihni këtë person, kërkohet për vrasje

news image

Policia e Pejës po e kërkon Besnik (Elez) Balajn, 61 vjeçarin nga fshati Isniq i Deçanit, i pandehur për vrasjen e një personi me qëllim hakmarrjeje.

Bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, drejtoria rajonale e policisë në Pejë ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Përmes kësaj kërkese Policia e Kosovës apelon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foto, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./Gazeta Sinjali/

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
  • E-mail adresa: [email protected]