image Lajmërohet Bajqinovci: Për fat të mirë, dola nga automjeti, para se të merrte flakë

Siguri

Lajmërohet Bajqinovci: Për fat të mirë, dola nga automjeti, para se të merrte flakë

news image

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është lajmëruar pasi që vetura e tij u bë shkrumb e hi sonte në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Bajqinovci ka thënë se ka arritur të dalë para se automjeti i tij të merrte flakë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sonte rreth orës 18:30 më është djegur vetura dhe kjo ka ndodhur menjëherë pas ndezjes, për fat të mirë para se të merr flakë automjeti, kam arritur të dal. I falënderoj policinë dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/

Sonte rreth orës 18:30 më është djegur vetura dhe kjo ka ndodhur menjëherë pas ndezjes,për fat të mirë para se të merr flakë automjeti, kam arritur të dal. I falenderoj policinë dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen.

Posted by Mefail Bajqinovci on Monday, February 22, 2021