Mungesat e shumta që Kosova i pati kundër Çekisë dhe Anglisë nuk do t’i ketë edhe për dy ndeshjet e radhës, njëra që do të jetë me rëndësi tejet të madhe.
Milot Rashica, Benjamin Kololli e Herolind Shala do të jenë të gatshëm për ndeshjet e radhës së Kosovës që pritet t’i luaj në fillim të muajit të ardhshëm.
Mungesat e vetme që trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, do t’i ketë për ndeshjet kundër Gjibraltarit dhe Malit të Zi do të jenë Arbër Zeneli dhe Hekuran Kryeziu.
Megjithëse Kryeziu është kthyer nga lëndimi, ai nuk është i gatshëm fizikisht që të jap më të mirën e tij për Kosovës.
Përkundër mungesave Kosova arriti që t’i fitojë tri pikë kundër Çekisë, ndërsa si mysafir i Anglisë për kundër që humbi 5 me 3 dhurojë spektakël duke dëshmuar se është kombëtare tejet seriozre.
Më 11 tetor do të përballet me Gjibraltarin, derisa tri ditë më vonë do të luajë me Malin e Zi. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.