image Lajm i mirë, Samadrexha e Vushtrrisë po bëhet me palestër sportive - Sinjali

Lajm i mirë, Samadrexha e Vushtrrisë po bëhet me palestër sportive

news image

Fshati Samadrexhë i Vushtrrisë shumë shpejtë do të ketë palestrën e saj. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë ditës së sotshme ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me komunën e Vushtrrisë.

MKRS ka dhënë 200 mijë euro për këtë projekt, të cilin do ta mbikëqyrin vetë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Si ministri kemi në plan që të rrisim mbikëqyrjen dhe inspektimet në terren në ato projekte ku ministria po bën investimet e saj nëpër komunat e Kosovës, me qëllim të rritjes së dinamikës së punës sepse në projekte të caktuara po krijohen vonesa në realizimin e punëve”, sqaroi ministrja Dumoshi.

Xhafer Tahiri e falënderoi ministren Dumoshi për mbështetjen e ministrisë për projektet konkrete që janë në dobi të qytetarëve të komunës që ai udhëheq./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin