image Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Gjermani - Sinjali

Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Gjermani

news image

Sot kabineti qeveritar gjerman vendos për paketën e parë të reformës së migracionit. Projektligji i Ministrisë së Punëve të Brendshme parashikon futjen e një të ashtuquajturi “shans për të drejtë qëndrimi”.

Kjo u hap një kategorie të huajsh në Gjermani mundësi të reja për të marrë një status të sigurtë qëndrimi. Migrantët që jetojnë prej pesë vjetësh apo më gjatë në Gjermani me lejen “Duldung” (pezullim i përkohshëm i dëbimit të personave pa të drejtë qëndrimi) –  do të kenë mundësi që të jetojnë legalisht gjithmonë në Gjermani.

Konkretisht personat e prekur nga rregullorja do të merrnin për 1 vit provë, një leje qëndrimi. Nëse në këtë kohë ata tregojnë, se zotërojnë gjuhën gjermane dhe mund ta sigurojnë jetesën, mund të marrin një leje qëndrimi afatgjatë në Gjermani, shkruan DW.

Deutschland Asylpolitik | Duldung | Aufenthaltsrecht

Nëse futet në fuqi rregullorja e re, prej saj do të përfitonin 105.000 vetë. Po ashtu parashikohet edhe zgjatja e burgimit para dëbimit për të dënuar të caktuar deri në gjashtë muaj, derisa autoritetet të sigurojnë dokumentacionin e kërkuar.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin