Një mjek dhe dy infermierë në Shqipëri i janë shtuar listët së personave të shëruar nga Covid-19.
Lajmin e mirë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, i cili thotë se në 24 orët e fundit janë shëruar 19 persona.
Ndërkohë numri në total i personave të shëruar ka shkuar në 302 nga 548 në total, prej të cilëve 39 janë personel mjekësor.
“Për të shtatën ditë radhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë”, shkruan kryeministri Edi Rama.
Fatkeqësisht, në Shqipëri 26 persona kaneë humbur betejën me virusin./GazetaSinjali/