image Lajm i mirë për Real Madridin, mungojnë dy ‘bishat’ e PSG-së

Futboll

Sport/ Lajm i mirë për Real Madridin, mungojnë dy ‘bishat’ e PSG-së

news image

Tashmë është zyrtare, Mbappe dhe Cavani do të mungojnë kundër Real Madridit.

Paris Saint Germaini ka bërë të ditur se dyshja sulmuese; Edinson Cavani dhe Kylian Mbappe, janë duke u rikuperuar mirë nga dëmtimet përkatëse, por s’do të jenë gati për lojë deri në fund të kësaj jave.

Kjo do të thotë se ata do të mungojnë kundër Realit të mërkurën, sfidë që do të zhvillohet nga ora 21:00 në “Parc des Princes”.

Në anën tjetër, Reali udhëton në Francë pa Asensio, Modric, Isco, Valverde e Marcelo, që të gjithë të lënduar, kurse Sergio Ramos dhe Nacho janë të suspenduar.