image Lajm i mirë për qytetarët e Skënderajt, sidomos për këmbësorët

Kosovë

Lajm i mirë për qytetarët e Skënderajt, sidomos për këmbësorët

news image

Sot do të inaugurohet nisja e punimeve për rehabilitimit e sheshit “Adem Jashari” në Skënderaj. Nisma e punimeve, siç njoftojnë nga komuna, do të bëhet në ora 11:00.

Veç nisjes së punimeve për rehabilitimin e sheshit “Adem Jashari”, do të fillojë edhe ndërtimi i trotuarit dhe ndriçimit publik në bashkësi lokale.

“Inaugurohet nisja e punimeve për rehabilitimin e sheshit “Adem Jashari” (Skenderaj, ora 11:00) dhe ndërtimi i trotuarit dhe ndriçimit publik në bashkësi lokale. (Te shkolla fillore “Azem Bejta”, Prekaz i Epërm, ora 12:00)”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali