image Lajm i mirë për prindërit në Malishevë, dalin 100 eurot për fëmijët që kanë lindur gjatë këtij viti

Kosovë

Lajm i mirë për prindërit në Malishevë, dalin 100 eurot për fëmijët që kanë lindur gjatë këtij viti

news image

Komuna e Malishevës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka ekzekutuar 40 mijë e 600 euro, për 406 nëna që kanë lindur gjatë këtij viti e që kanë aplikuar për përkrahje nga komuna, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, lëshimi i këtyre mjeteve ka ardhur në kuadër të zbatimit të vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës për përkrahje financiare për nënat që lindin.

Tutje, në njoftim thuhet se drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në komunën e Malishevës, Valon Mazreku ka bërë të ditur për ekzekutimin e mjeteve financiare për 406 nënat në këtë komunë.

Drejtori Mazreku, ka sqaruar, se kjo përkrahje bëhet sipas vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, dhe përkrahja nga 100 euro për çdo fëmijë të lindur, ndërsa kjo përkrahje do të vazhdoj për aq sa ky vendim është në fuqi dhe nuk ndryshohet me vendim tjetër.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se brenda vitit kjo është hera e dytë që ekzekutohen mjete për nënat që kanë aplikuar për përkrahje.

“Në muajin prill është bërë ekzekutimi i mjeteve për 400 nëna dhe tani për 406 nëna, që i bie se brenda këtij viti janë përkrahur 806 nëna, apo shprehur në mjete, janë paguar 80 mijë e 600 euro.”/Gazeta Sinjali/