image Lajm i mirë për mërgimtarët, nga kjo datë Zvicra largon nga karantina Kosovën

Evropë

Lajm i mirë për mërgimtarët, nga kjo datë Zvicra largon nga karantina Kosovën

news image

Personave që mbërrijnë në Zvicër nga vende dhe zona të caktuara u kërkohet të hyjnë në karantinë. Tani, me vendim të ri nga 28 Shtatori, 2020, Kosova nuk do të jetë në listën e vendeve që paraqesin rrezik të madh për COVID-19, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik në Zvicër, transmeton Gazeta Sinjali.

Qytetarët nga Kosova dhe San Marino, prej datës 28 shtator, nuk do të kenë nevojë që të hyjnë në karantinë kur shkojnë në Zvicër.

Ndërsa, personat që duhet të hyjnë në karantinë me vendim të ri të Zvicrës, janë ata të cilët kanë kaluar kohë në një vend ose zonë me një rrezik në rritje të infektimit dhe më pas hyjnë në Zvicër. Vendet dhe zonat e prekura janë vendosur në një listë. Kjo listë azhurnohet rregullisht në përputhje me situatën epidemiologjike.

Këto janë disa nga vendet që karantinën e kanë të detyrueshme kur të hyjnë në Zvicër: disa regjione të Francës, Shqipëria, Argjentina, Belgjika, Spanja, Britania e Madhe, Ukraina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.

Në këtë vendim thuhet se personat që mbërrijnë në Zvicër, duhet të shkojnë menjëherë në shtëpitë e tyre (preferohet hotel ose apartament pushimi), ta respektojnë distancën 1.5 metër, kurse personat që nuk mund ta bëjnë këtë, atëherë duhet ta vendosin maskën.

Gjithashtu, është cekur që të shmanget transporti publik.

Personat që mbërrijnë duhet të raportojnë tek autoritetet përkatëse dhe ata që nuk i respektojnë këto vendime, do të dënohen deri më 10 mijë franga, thuhet në komunikatë. /Gazeta Sinjali/