image Lajm i mirë edhe nga Istogu, rezultojnë negativ 10 personat e testuar për Covid-19

Kosovë

Njoftim/ Lajm i mirë edhe nga Istogu, rezultojnë negativ 10 personat e testuar për Covid-19

news image

Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj ka dhënë lajmin e mirë se në këtë komunë kanë rezultuar negativ për Covid-19 mostrat e 10 personave, shkruan Gazeta Sinjali.

Sonte një lajm i mirë. Siç na njoftoi IKSHPK nga 10 mostrat e marra nga qytetarë të Istogut që të gjithë janë negativ në covid-19! Pak relax por,kujdes! Bashkëiadalim!”, ka shkruar Osmanaj në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, nga kjo komunë deri tani janë konfirmuar 8 raste pozitive me koronavirus (një nga ta ka vdekur dhe një është shëruar), ndërsa në nivel vendi janë gjithsej 780 raste./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1685994788218939&set=a.468983729920057&type=3&theater