image Lajçak tregon se në Bruksel u diskutua për çështjen e targave, jep një porosi për Kosovën dhe Serbinë

Politikë

Lajçak tregon se në Bruksel u diskutua për çështjen e targave, jep një porosi për Kosovën dhe Serbinë

news image

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se në Bruksel delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë diskutuar për çështjen e targave.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak tha se delegacionet kanë biseduar për targat, e ku sipas tij diskutimet kanë sjellë qartësi dhe mund të ketë rezultate.

Po ashtu, Lajçak porositi Kosovën dhe Serbinë që të punojnë në mënyrë për t’u arritur një rezultat final.

“Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë ardhur sot në Bruksel për takimin e katërt rreth çështjes së targave. Diskutimet sollën më shumë qartësi në lidhje me opsionet dhe rezultatet e mundshme. I inkurajoj palët të vazhdojnë të punojnë për opsionet në funksion të afrimit të afatit”, ka shkruar Lajçak. /GazetaSinjali/