Emisari i BE-së, Miroslav Lajçkak, është shprehur se pas 11 orëve të negociatave intenzive janë afër marrëveshjes për disa dokumente mes Kosovës dhe Serbisë pa specifikuar se në cilat çështje do të merren vesh palët.
Lajçak përmes një postimi në Twitter ka shkruar se hapi i fundit është më i vështiri por që puna vazhdon.
“Pas 11 orëve të negociatave intenzive dje, jemi afër për të arritur marrëveshje në disa dokumente. Por si zakonisht, hapi i fundit është më i vështiri. Puna vazhdon”, ka shkruar Lajçak.