Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me kryediplomatin spanjoll, Jose Manuel Albares në Bruksel.
Gjatë këtij takimi Lajçak ka biseduar edhe për dialogun dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
“ Shumë i lumtur të takohem me ministrin e Jashtëm të Spanjës, Jose Manuel Albares sot në Bruksel. Diskutuam dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe zhvillimet rajonale në Ballkanin Perëndimor. Falenderues për përkrahjen e Spanjës ndaj punës time”, ka shkruar Lajçak.