image Lajçak: Ky vit dhe i ardhshmi, vendimtarë për Kosovën e Serbinë

Politikë

Lajçak: Ky vit dhe i ardhshmi, vendimtarë për Kosovën e Serbinë

news image

Kosova, Serbia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa, nuk kanë zgjedhje deri në vitin 2024. Deri atëherë, emisari evropian për dialogun mes dy vendeve, Miroslav Lajçak po vlerëson se është “shansi unik” për të arritur një marrëveshje finale.

Sipas Lajçak do të ishte gabim i madh nëse Kosova e Serbia nuk përfitojnë nga kjo periudhë kohore, derisa sheh se ky vit, dhe ai i ardhshmi, janë vendimtarë për marrëveshjen mes dy vendeve.

Ky dhe viti i ardhshëm janë vendimtarë dhe unik dhe do të ishte një gabim i madh nëse ata nuk do të përfitonin nga kjo periudhë kohore. Tani kemi një shans unik në kalendarin politik, diçka që nuk e kemi pasur për të paktën dhjetë vjet. Që nga tani deri në vitin 2024 nuk kemi zgjedhje në Serbi, si dhe në Kosovë, dhe nuk ka zgjedhje në Evropë e as në SHBA”, ka thënë Lajçak për agjencinë e lajmeve APA.

/GazetaSinjali/