image Lajçak i bindur: Kosova meriton t’i hiqen vizat

Politikë

Lajçak i bindur: Kosova meriton t’i hiqen vizat

news image

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka dhënë mendimin e tij për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lajçak në një konferencë për media tha se Kosova meriton që t’i largohet regjimi i vizave.

Ai shtoi se liderët e partive në Kosovë ia theksojnë sa herë takohen çështjen e vizave, pos sipas tij, duhet konsensus i 27 shteteve anëtare të BE-së për këtë.

“Çështja e vizave natyrisht është çështje që ngrihet sa herë që jemi këtu. Jam me ju në këtë. Besoj se Kosova meriton t’i jepet regjimi pa viza. Komisioni Evropian ka thënë se Kosova ka plotësuar gjitha kushtet. Shpresoj që Kosova të marrë sa më shpejt liberalizimin e vizave”,tha ai. /GazetaSinjali/