I dërguari i BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se gjatë ditës është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës për dialog, Besnik Bislimi.
Lajçak ka shkruar në Twitter se me Bislimin ka diskutuar për gjendjen aktuale në dialog dhe hapat e ardhshëm që pritet të merren gjatë këtij procesi, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kishim një diskutim të gjatë dhe të detajuar me Besnik Bislimi sot në Bruksel për gjendjen aktuale dhe hapat e ardhshëm në Dialog”, shkroi ai.
Javën e kaluar, sllovaku, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se janë në prag të tri-katër marrëveshjeve mes palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë – duke u treguar optimist rreth finalizimit të shpejtë të tyre.