image Lajçak: Asociacioni duhet të zbatohet, por nuk duam “Republika Srpska” në Kosovë

Politikë

Lajçak: Asociacioni duhet të zbatohet, por nuk duam “Republika Srpska” në Kosovë

news image

Përfaqësuesi special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se marrëveshja e Asociacionit duhet të zbatohet mirëpo sipas tij askush me mendje të shëndoshë nuk do “Republika Srpska” në Kosovë.

Sipas tij, Serbia ka të drejtë t’i japë propozimet e saj për Asociacionin, por kosovarët nuk do të detyrohen të nënshkruajnë diçka të dëmshme për vendin e tyre.

Po ashtu, Lajçak tha se janë duke u përgatitur për hapat e radhës.

“Nuk jam duke e shikuar procesin nga aspekti i arritjeve të mia. Unë jam lehtësues. Që nga emërimi im, kam bërë shumë përpjekje. E kemi rinisur dialogun pas dy viteve ngecje. Ne aktualisht jemi duke u përgatitur për hapat e radhës, për një takim tjetër të nivelit të lartë. E dimë që në fund, nuk bëhet fjalë për përpjekjet, por për rezultatet. Deri atëherë, le të flasim për arritjet derisa ta kemi përfunduar të gjithë rrugën dhe të kemi një normalizim të plotë të raporteve”, deklaroi ai për Gazetën Express.

/GazetaSinjali/