Futbollisti i Arsenalit, Alexandre Lacazette, ka pëlqyer një postim të një tifozi të Arsenalit, i cili pas ndeshjes së djeshme ka ofenduar Granit Xhakën dhe ka kërkuar shkarkimin e trajnerit, Unai Emery.
Tifozët e Arsenalit i reaguan mjaftë keq Xhakës dhe pa të drejtë kur ai po zëvendësohej nga Unai Emeryt në ndeshjen e djeshme.
Tifozët festuan largimin e Xhakës nga fusha në takimin e mbrëmshëm dhe një tifoz i Arsenalit ka kërkuar largimin e Emeryt nga stoli i londinezëve.
Në postimin e tij po ashtu ofendohet Granit Xhaka, ndonëse kosovari kishte zhvilluar një ndeshje të mirë për Arsenalin./Gazeta Sinjali/