Labi po vjen me një tjetër bashkëpunim i cili do të jetë me motrën e tij.
Bëhet fjalë për Sarandën me të cilën këngëtari po sjell këngë me videoklip.
“Momente nga klipi i radhês dueti me motrën time Sarandën????????????.Pas një jave e keni nëpër ekranet tuaj Labi-FKSH”, ka shkruar ai në Instagram.
Janë disa foto të postuara që Labi i ka shkëputur nga xhirimet e këtij videoklipi i cili pritet të publikohet së shpejti.
Këngëtari së fundmi erdhi në duet me Albina Kelmendin dhe kënga “Hallakam”, projekt ky i cili u prit shumë mirë nga publiku. /Gazeta Sinjali/