Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë një bashkëpunim me këngëtaren, Albina Kelmendin.
Bashkëpunimi i tyre do të titullohet “Hallakam” dhe pritet të publikohet së shpejti, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur Labi përmes një postimi në Instagram, ku e vlerëson këngëtaren për zërin dhe punën e saj.
“Albina Kelmendi një yll me zërin e ambël dhe profesionalizëm në interpretim të këngëve. Shpejt dhe para maturave do ta hedhim HITIN e madh me titullin #HALLAKAM 2020”, ka shkruar Labi në një postim në llogarinë e tij në Instagram./Gazeta Sinjali/