image Labi thotë se i ofruan për ta bërë ministër të Shëndetësisë ose Mirëqenies Sociale

Kosovë

Labi thotë se i ofruan për ta bërë ministër të Shëndetësisë ose Mirëqenies Sociale

news image

Ish-deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, që së fundmi ka aderuar në AAK ka thënë se në këmbim të votës së tij për formimin e Qeverisë Haradinaj i janë ofruar dy ministri.

Tahiri, në RTV Dukagjini ka thënë ai e kishte mundësinë i vetëm ta bëj qeverinë pa AKR-në por nuk ka dashur ta tradhtojë Behgjet Pacollin.

“Më janë ofruar Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Mirëqenies Sociale”, ka thënë Tahiri.

I aderuari i ri në AAK thotë se oferta ishte bërë nga Ramush Haradinaj dhe njerëzit rreth tij.

Ai thotë se ka pasur presion shumë të madh për këtë punë por nuk ka tradhtuar Pacollin.

Tahiri thekson më tej se do t’i mungojë AKR’së dhe sipas tij PAN e di se ai ishte personi kyç që ndikoi në formimin e qeverisë së kaluar.