image Labi përveç dhimbjes për humbjen e Adem Mikullovcit, ka edhe disa fjalë të tjera - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15142

Të shëruar

12674

Të vdekur

615

Labi përveç dhimbjes për humbjen e Adem Mikullovcit, ka edhe disa fjalë të tjera

news image

Aktori e politikani i dashur Adem Mikullovci, sot u nda nga jeta. Lajm ky që preku të gjithë, shkruan Gazeta Sinjali.

Deri më tani, shumë kolegë dhe qytetarë të thjeshtë kanë dërguar telegram ngushëllimi ndaj familjes Mikullovci për humbjen e tyre.

E kështu reagoi edhe Labinot Tahiri, personi i vetëm që sot përpos dhimbjes e ngushëllimit tha edhe disa fjalë thumbuese.

Duke cekur se e tillë gjendje do të vijë edhe për Çun Lajçin e Sabri Fejzullahun, Labi thotë se artistët po shkojnë nga kjo botë , duke u lënë mjerisht nga kujdesi shtetëror.

“Humbëm edhe një AKTOR TË MADH!  Kështu do të thonë sot, ndërsa dje e lanë skajshmërisht pa kujdes shtetërorë. Ashtu siç shkoi; Nexhmia, Lezeja, edhe Adem Mikullovci shkoi, nesër edhe Çuni edhe axha Sabri, pa dashje po e them! Dhe nuk e di se kush do mbetet nesër një artist i madh me vlerat që ka arti jonë i kahershëm shqiptarë këtu e në Shqipërinë nanë?! Shkoi pa asnjë privilegj të rëndësishëm shtetërorë, ku mbi të gjitha baca Adem , ishte dhe mbrojtësi i asaj pak autonomie që kishim nën regjimin Serbo Madh!Ai nuk iku kurrë nga ëndrra për ta bërë KOSOVËN SHTET.  Ishe dhe do mbetesh sinqerisht personalitet i dashur, jo vetëm kur sot do të thonë i madh , pasi që ndërrove jetë, por i paharruar në zemrat tona kur ishim fëmijë dhe sot të rritur. Të dashur qytetarë dhe diasporë, me sinqeritetin më të madh ju shpreh ngushëllime, familjes, kolegëve dhe komunitetit. U prehtë në paqe shpirti i Bacës Adem! Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!”, shkroi Labi. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: