image Labi nuk ndalet, lajmëroi bashkëpunimin me motrën tani edhe me Burakun e grupin Fama

Bota e Yjeve

Labi nuk ndalet, lajmëroi bashkëpunimin me motrën tani edhe me Burakun e grupin Fama

news image

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri, nuk është duke e shfrytëzuar kohën për të pushuar. Labi po tregohet tejet aktiv dhe nuk po ndalet së pruari projekte herë vetë e herë bashkëpunime.

Ka vetëm pak orë që kur e paralajmëroi projektin me motrën e tij Sarandën, tani e konfirmoi edhe një bashkëpunim, kësaj radhe me Burak Vehapin nga grupi Fama.

Nën kompozimin e Valon Biba dhe Valdrinit, ky projekt do të lansohet pas bashkëpunimit me Sarandën.

Përmes postimeve të tij Labi shpeshherë tregon detaje nga projektet e tij, madje edhe kumton lajme mbi projektet që ne nuk i dim, njësoj si bashkëpunimi me Burakun që sapo paska filluar. /Gazeta Sinjali/