Labinot Tahiri është njëri nga këngëtarët më të njohur, që pëlqehet mjaft shumë nga audienca, Shkruan Gazeta Sinjali.
Ditë më parë ai kishte bërë të ditur se shumë shpejt do të lansojë projektin e ri muzikor.
Në një postim në rrjetin social Instagram, këngëtari ka lajmëruar ndjekësit e tij se kënga tashmë është publikuar në të gjitha platformat digjitale.
“Dëgjim të këndshëm dhe faleminderit për sugjerimin që me keni dhënë qe sa kohë që unë dhe Saranda ta kemi një këngë!”, ka shkruar ai në përshkrim.
Për instrumentalin dhe tekstin është përkujdesur Valon Biba, kurse për videoklip ka punuar Martir Ismajli.
Theksojmë se që në minutat e parë të lansimit, “Jeto në mua” është pritur mjaft mirë nga fansat. /Gazeta Sinjali/