Labinot Tahiri i ka sugjeruar këngëtarët të mos recitojnë por të mësohen se si këndohet ‘live’.
Këngëtari i njohur shqiptar, njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri po vazhdon angazhimin e tij në muzikë.
Nëpërmjet publikimit të një fotografie ai ka paralajmëruar se do të këndojë në një prej klubeve të natës në Ferizaj.
Pranë imazhit, këngëtari e ka dhënë edhe një sugjerim për kolegët e tij këngëtarë të cilët i fton të mësohen të këndojnë e jo të recitojnë mirëpo nuk ka përmendur emra.
Ndër të tjera Labi po e shijon suksesin në muzikë dhe projektet e tij muzikore, si të vjetrat ashtu edhe të rejat po pëlqehen mjaft shumë.