Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri vendosi të sjellë projekt me një zë të ëmbël dhe i kujt tjetër përpos Albina Kelmendit.
Dyshja duke e titulluar “Hallakam” këngën e tyre, na sjellin ritëm dhe ngjyra lumturie.
Kënga është e realizuar me tekst të Petrit Sefajt, e orkestroi Duo Bass, kurse e përcolli me kitarë Astrit Stafai.
Duke e vizuelizuar edhe me videoklip nga Publico Group, kënga u lansua sot në platformën Youtube. /Gazeta Sinjali/