image Kylie pas ndarjes nga i dashuri blen një koleksion të veturave

Bota e Yjeve

Showbiz/ Kylie pas ndarjes nga i dashuri blen një koleksion të veturave

news image

Miliarderia më e re në moshë Kylie Jenner, pas ndarjes nga i dashuri rep-artisti i njohur Travis Scott, ka blerë një koleksion veturash.

Sipas asaj që raporton “Elle Australia”, koleksioni i veturave të Jenner përfshin një LaFerrari Aperta të rrallë në vlerë prej 2.2 milionë dollarësh, si dhe vlerëson se të gjitha makinat e saj vlejnë më shumë se 14 milionë dollarë.

Kylie menjëherë pas ndarjes me të dashurin, vendosi të tregojë se ka blerë një Bugatti Chiron prej 3 milionë dollarësh, në një video të postuar në mediat sociale. Pas kësaj videoje fansat kanë lënë një numër të madh komentesh negative, duke bërë që miliarderia ta fshinte postimin brenda disa orësh.

Kujtojmë se vetëm disa javë më parë, Jenner i dha fund lidhjes me reperin e njohur, Travis Scott./Gazeta Sinjali/