Kylie Jenner i ka lutur shoqet e saj të ngushta që t’ia gjejnë një të dashur të ri që pas ndarjes nga Travis Scott.
Duket se një prej kritereve të rëndësishme është që ai të jetë i famshëm.
Shoqet e Jenner kanë frikë se pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner mund të lidhet sërish me ish-të dashurin e saj, Tyga.
Për këtë arsye, ato janë angazhuar që t’ia gjejnë një të dashur të ri, duke qenë se për shkak të mënyrës së saj të jetesës, nuk gjen kohë të takohet me meshkuj.
“Jeta e Kyliet është shumë e ngarkuar, ajo asnjëherë nuk takohet me meshkuj. Jo që nuk shkon nëpër klube, por as që arrin të shkojë nëpër dyqane apo palestër, prandaj është vështirë për të që ta takojë dikë”.
“Ngado që shkon e ka sigurimin e me vete dhe një ekip televiziv përreth saj. Dhe përkundër se merr oferta të shumta në Instagram, si mund ta dijë ajo se kush janë dhe nëse duan të takohen me të për famë dhe për para?”, ka thënë një burim për The Sun Online.