Miliarderja më e re në moshë, Kylie Jenner, i ka shitur 51% të aksioneve të kompanisë së saj të bukurisë.
Ky lajm u bë i ditur nga vetë familja Kardashian, teksa zbuluan gjithashtu se nga kjo shitje Jenner fitoi 600 milionë dollarë.
Burime ekskluzive pranë Kyliet kanë treguar për ‘Hollywoodlife’ se 22-vjeçarja është shumë e lumtur pas këtij vendimi. Ajo mendon se ky vendim do ta ndihmojë ta rrisë më shumë linjën e saj të produkteve të bukurisë, duke e përqendruar gjithçka tek cilësia e tyre dhe jo tek emri./Gazeta Sinjali/