Miliarderia më e re në moshë Kylie Jenner, ditëve të fundit u bë kryetemë e mediave botërore, pasi që u nda me partnerin e saj, Travis Scott.
Menjëherë pas ndarjes, mediat amerikane raportuan se Kylie u pa në shoqërimin e rep-artistit të njohur Tyga, të cilin më herët e kishte pasur të dashur.
Në lidhje me këto shkrime ka vendosur të regojë Jenner, e cila mohon se është takuar me ish të dashurin.
“Interneti i bënë gjërat më dramatike 100 herë më shumë se që janë. Nuk ka pasur asnjë takim në orën 02 të mëngjesit me Tygan. Ju më shihni teksa i dërgojë dy shoqe të mija te një studio, ku rastësisht qëllon të jetë edhe ai“, ka shkruar ajo në rrjetin social Twitter.
Më tej ajo ka thënë se prioritet kryesor i saj dhe Travis është vajza e tyre Stormi.
“Travis dhe unë kemi marrëdhënie të mirë dhe fokusi ynë kryesor tashmë është Stormi. Miqësia dhe vajza jonë është prioriteti ynë”, ka thënë 22-vjeçarja.
Kujtojmë se dyshja kanë pasur një lidhje për dy vite, ku nga kjo lidhje kanë një vajzë./Gazeta Sinjali/