Kompania rajonale e ujësjellësit “KRU Prishtina” ka dalë në terren, nga ku njoftoi se po vazhdon me shkyçjet ilegale në rrjetin e saj.
Sipas tyre, është lagja Veternik që prinë me këtë shkelje.
KRU Prishtina thekson se furnizimi me ujë të pijshëm rrezikohet nga kyçjet ilegale dhe keqpërdorimi, “aq më tepër në një lagje si “Veterniku” ku jo çdokush mund të blejë shtëpi”.
Njoftimi i plotë:
Dhjetëra kyçje ilegale u zbuluan sot në rrugën “Dajti” lagjen Veternik.
Sapo u shkyç nga shërbimet e furnizimit me ujë një Autosalon në Veternik.
Sapo u shkyç nga shërbimet e ujit lagjja Ana, në Veternik.
Vazhdojmë me zbulimin e kyçjeve tjera ilegale në lagjen Veternik.
Ja pse rrezikohet furnizimi me ujë, nga keqpërdoruesit që ujin që është më së liri, e shfrytëzojnë ilegalisht, aq më tepër një lagje ku, jo çdokush mund të blejë shtëpi.