image Ky zakon i përditshëm në punë ju dëmton shëndetin mendor, çka rekomandojnë ekspertët

Këshilla

Ky zakon i përditshëm në punë ju dëmton shëndetin mendor, çka rekomandojnë ekspertët

news image

Stresi në punë është një nga shqetësimet më të mëdha që njerëzit përjetojnë ndaj dhe ekspertët kanë kthyer sytë nga ky problem.

Sipas tyre fokusimi i gjithë ditës tuaj në profesionin që mbani mund t’ju dëmtojë shëndetin mendor.

Çfarë duhet të dini?

Me nisjen e pandemisë puna në shtëpi u bë një detyrim, por edhe trend me orare të tejzgjatura të cilat ndikuan jetesën e përditshme. Në këtë mënyrë normaliteti i ri shfaqi edhe problemet e para te njerëzit të cilët shpreheshin se ishin tej mase të lodhur.

Në një studim ku morën pjesë 2000 persona u vu re se një të rrituri i duhen rreth 4 ditë për të mos menduar më për punën.

E një nga problemet më të mëdha të njerëzve sot është mbingarkesa me punën edhe pas orarit zyrtar. Një studim nga Universiteti i South Australia, tregon se kur puna ju dominon jetesën, rezultatet mund të jenë negative.

Rreth 26% e punonjësve në këtë studim u përgjigjën se janë të detyruar t’ju përgjigjën mesazheve edhe pas mbarimit të orarit të punës. Ekspertët bëjnë thirrje që të gjitha punët t’i mbyllni brenda orës 17:00 pasi rrezikoni të vuani nga stresi dhe lodhja e vazhdueshme, shkruan AgroWeb.

Relaksi dhe koha kushtuar vetes nuk duhet të nënvlerësohen asnjëherë. Sipas ekspertëve kur injoroni telefonatat mesazhet apo thirrjet e ndryshme për punë pas orarit zyrtar i jepni mundësi vetes të jeni një punonjës më i mirë. Në këtë mënyrë keni më shumë kohë të çlodheni nga ana psikologjike dhe do të jeni njeri më i shëndetshëm.

Çfarë rekomandohet

Siç ju theksuam edhe më sipër, është shumë e rëndësishme që punëdhënësit dhe punonjësit të jenë fleksibël në këtë pjesë. Është shumë më e shëndetshme që t’i lini punët e mbetura përgjysmë për orarin zyrtar të punës se sa të mbingarkoheni çdo ditë të javës. Kjo duhet të vlejë sidomos për personat të cilët ndihen sikur puna po ju dominon jetesën dhe janë tej mase të stresuar.

/GazetaSinjali/