Maskat nuk janë më të detyrueshme në transportin publik, në pjesën më të madhe të Zelandës së Re, pasi numri i rasteve me koronavirus vazhdon të bie.
Nga mesnata e së mërkurës, maskat do të kërkohen vetëm në Auklland, epiqendrën e shpërthimit të fundit të koronavirusit, dhe në aeroplanë.
Zelanda e Re është vlerësuar gjerësisht për trajtimin e pandemisë dhe jeta e përditshme atje është kthyer kryesisht në normalitet në muajin qershor, por virusi është rishfaqur në Auklland në gusht.
Autoritetet thanë se mbulimi i fytyrës nuk është i nevojshëm për publikun e gjerë, pasi nuk ka prova të transmetimit të koronavirusit në komunitet, tash e dhjetë ditë.
Në total, Zelanda e Re ka konfirmuar 1,468 raste me koronavirus dhe 25 viktima./Gazeta Sinjali/