image Ky pritet të jetë formacioni startues i Ballkanit sot ndaj Sivassporit

Futboll

Ky pritet të jetë formacioni startues i Ballkanit sot ndaj Sivassporit

news image

Ballkani do të zhvillojë sot ndeshjen e tretë në kuadër të grupeve të Ligës së Konferencës.

‘Portokallinjtë kanë udhëtuar në Turqi ku do të përballen sot me skuadrën turke Sivasspor, me fillim nga ora 18:45.

Megjithëse nuk cilësohen favorit, suharekasit do të synojnë sot fitoren e parë në Ligën e Konferencës.

E një lajm tjetër jo i mirë për Ballkanin janë mungsat e shumta për këtë ballafaqim, ku do të mungojnë lojtarët si Edvin Kuc, Nazmi Gripshi, Leonit Abazi, Leotrim Bekteshi, si dhe Astrit Thaqi i suspesnduar për shkak të kartonit.

Si rrjedhojë e kësaj, Ilir Daja do të provojë të fus një 11-she më ndryshe ngase jemi mësuar ta shohim.

Në mungesë të Abazit dhe Thaqit, në krahun e majtë pritet të startojë Arbër Potoku, kurse Lumbardh Dellova të luajë në pozitën e mesfushorit të shkatërruesit, së bashku me dyshen Emërllahu – Zyba, teksa qendra e mbrojtjes pritet të jetë mes Sinanit dhe Jashanicës, shkruan Sinjali Sport.

Frasheri; Thaci, Sinani, Jashanica, Potoku; Dellova, Zyba, Emerllahu; Korenica, Rrahmani, Krasniqi.

Ballkani ka një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e para të grupeve, duke barazuar 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Cluj në Prishtinë, dhe duke humbur ndeshjen tjetër në Çeki ndaj Slavisë së Pragës me rezultat 3-2.

Kujtojmë që me një fitore potenciale, çdo klub përfiton një shumë rreth 500 mijë euro, kurse me një barazim rreth 166 mijë.

/GazetaSinjaliSport/