image Ky ishte futbollisti i vetëm i PSG-së që nuk u tall me Haalandin

Futboll

Sport/ Ky ishte futbollisti i vetëm i PSG-së që nuk u tall me Haalandin

news image

Paris Saint-Germain prodhoi një rikthim fantastik ndaj Dortmundit të mërkurën për të prekur çerekfinalen e Champions League për herë të parë që nga sezoni 2015/16.

Ekipi francez hyri në ndeshjen e dytë me disavantazh 2:1, por arritën të triumfonin 2:0 në “Parkun e Princave”.

Në përfundim të ndeshjes , lojtarët e PSG-së u ulën duke medituar, duke e imituar festimin e Erling Haaland, lojtarit të Dortmundit.

Por më vonë u vërtetua se Neymari dhe bashkëlojtarët e tij iu referuan një postimi të rrejshëm.

Një selfie e Snapchatit u postua kinse nga Haaland me mbishkrimin “Qyteti im, jo i juaji” – duke iu referuar Parisit.

Por më pas u vërtetua se Haaland nuk ka Snapchat.

Kjo nuk e ndaloi Neymarin për ta postuar një foto duke medituar me mbishkrimin: Parisi është qyteti jonë, jo i juaji”.

I vetmi që nuk u përfshi në këtë tallje ishte Edinson Cavani.

Ai refuzoi të përfshihet në foton e ekipit duke medituar për tu tallur me Haalandin./Gazeta Sinjali/