image Ky gjimnaz i Prishtinës nga nesër vazhdon mësimin online

Arsim

Ky gjimnaz i Prishtinës nga nesër vazhdon mësimin online

news image

Për shkak të rritjes së rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, gjimnazi “Eqrem Qabej” në Komunën e Prishtinës, do të kalojë nga skenari “A” (mësimi në shkollë) në skenarin “C” (mësim online), raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur kjo shkollë përmes një njoftimi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Pas mbledhjes së Task-Forcës së shkollë dhe këshillimeve të dalura nga Raporti i sotshëm i IKSHP-së, gjimnazi jonë kalon në Skenarin C të mbajtjes së mësimit, nga nesër, e enjte, më 19.11.2020 deri të mërkurën, më 02.12.2020 mësimi organizohet në distancë sipas platformës e-shkollori.
Koordinimi i organizimit të mësimit do të jetë prioritet i të gjithëve, me qëllim të arritjes së rezultateve të parapara.

Kujdestarët obligohen t’i njoftojnë nxënësit e tyre se tashmë punohet sipas orarit shkollor, me dy grupet e një klase bashkë, dmth. klasa nuk ndahet.
Orari i kohës së mbajtjes së mësimit është i njejtë si në shkollë, nga ora 08:00-10:30.

Të enjten, më 19.11.2020 ora 09:00 do të testohen të gjithë mësimdhënësit që nuk janë tetuar deri sot. Do të testohet edhe gr.B i kl. X/4. Testimi mbahet në shkollë.

Nxënësit dhe mësimdhënësit, për vështirësitë që mund t’i kenë, do të ndihmohen nga koordinatorja e cilësisë së shkollës.

/GazetaSinjali/