image Ky është zyrtari policor që dyshohet se plagosi dy persona te Liqeni i Badovcit

Siguri

Ky është zyrtari policor që dyshohet se plagosi dy persona te Liqeni i Badovcit

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një plagosje me armë zjarri e cila ka ndodhur sot në fshatin Sutesk, te Liqeni i Badovcit.

Në këtë rast dyshohet se një polic ka plagosur dy të rinj.

Sinjali merr vesh se polici i cili dyshohet se plagosi të rinjtë, është Shefit Emini nga Stacioni Policor i Fushë Kosovës.

Mësohet po ashtu se Emini ka qenë në trajnime të NJSO, por nuk është pjesë e kësaj njësie.

Për gjendjen e të plagosurve kanë folur nga QKUK, mjeku kujdestar, Ejup Govori ka thënë për Sinjalin se njëri nga të plagosurit ka hyrë në sallën e operacionit.

Njëri nga të plagosurit është gati për të hyrë në sallë ndërsa tjetri është duke u pranuar, të dy janë në Emergjencë. Personat kanë lëndime në kokë ndërsa plumbat janë në pjesë e poshtme të trupit, në pjesën abdominale. Njëri i plagosur është i vitit të lindjes 1994 ndërsa tjetri 1999 ”, tha Govori.  

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/