“BalkanWeb” ka siguruar fotografinë e taksistit Aldo Vyshka, i cili u mor peng në një lokal në Elbasan.
Personi që shihni më poshtë është pikërisht presoni, që u përball me tmerrin e pengmarrjes për disa orë, teksa autorët i vodhën me dhunë edhe 2000 euro.
Vyshka u mbajt peng nga përgjegjësi i lokalit, 33-vjeçari Thanas Bejko, dhe shoku i tij, 42-vjeçari Ertis Skilja, të dy të arrestuar nga policia.
Ngjarja ndodhi në një lokal në fshatin Katund i Ri të Elbasanit, ndërsa policia arrestoi edhe dy kamerierët e lokalit, për deklaratë të rreme e veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.