image Ky është shpërblimi për futbollistin e Kosovës që i shënoi dy herë Anglisë

Futboll

Sport/ Ky është shpërblimi për futbollistin e Kosovës që i shënoi dy herë Anglisë

news image

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, është zgjedhur në mesin e 11 lojatarëve më të mira të kësaj jave në kualifikimet e Evropianit.

Ylli i skuadrës së Lazios ka shënuar dy prej tri golave të Kosovës në ndeshjen me Anglinë, në Southampton.

26-vjecari për këtë paraqitje është vlerësuar nga faqja e statistikave “Onefootball”, që e ka futur atë në formacionin më të mirë.

Në këtë listë bënë pjesë edhe Jadon Sancho i Anglisë, i cili po ashtu shënoi dy gola./Sinjali/