image Ky është rezultati i votave me kusht në Mitrovicë

Ky është rezultati i votave me kusht në Mitrovicë

news image

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës prinë bindshëm edhe me votat me kusht. Bazuar në rezultatet e votave me kusht të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Hamza ka marrë 417 sosh, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka lënë mbrapa kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, kryetarin e deritanishëm të Mitrovicës, Agim Bahtirin i cili mori 295 vota me kusht.

Ndërkaq, në vendin e tretë u rendit Armend Agolli i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili mblodhi 109 vota me kusht./Gazeta Sinjali/