image Ky është qeni i Shqipërisë që u shpëtoi jetën personave nga tërmetet e fundit

Botë

Foto/ Ky është qeni i Shqipërisë që u shpëtoi jetën personave nga tërmetet e fundit

news image

E pamë gjatë ditëve kur gërmohej në gërmadhat e pallateve të shembura në Durrës por të gjithë menduan se bëhej fjalë për një qen të ekipeve të kërkimit që erdhën nga jashtë. Por jo, ai është ‘Brandi’ qeni hero i Policisë shqiptare, zbuloi personat e gjallë nën rrënojat e 6-katëshit në Durrës

‘Brandi’ është heroi me 4 putra i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, të cilin qytetarët e panë përmes ekraneve që transmetonin live nga vendngjarja ku kërkonte për persona të mbetur nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, goditur nga tërmeti.

Këtë e bën te ditur Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ai tregon se pasditen e 26 Nëntorit, teksa u ndërprenë punimet me mjetet rënda dhe u fikën mjetet që punonin nën rrënoja, u përgatit dhe u fut në kërkim qeni policor.

 Pas kërkimit në pjesën perëndimore të banesës, ku nuk pati asnjë shenjë u kalua në pjesën jugore të objektit. ‘Brandi’ u fut në një tunel, rreth 4-5 metra, i krijuar nga rrëzimi i objektit. Në këtë vend ka ardhur reagimi i qenit, i cili dha shenjë për praninë e njerëzve nën rrënoja, rreth 2 metra në thellësi.

Ky nuk ishte misioni i parë i ‘Brandit’, pasi ai është përdorur për kërkimin e njerëzve të gjallë nën rrënoja edhe në shërbime të tjera më herët në Shkodër e Tiranë./Gazeta Sinjali/