image Ky është polici që u suspendua, dyshohet se vodhi një biçikletë

Siguri

Ky është polici që u suspendua, dyshohet se vodhi një biçikletë

news image

Një zyrtar policor, i cili punon në Divizionin e Sigurimit të Ambasadës Britanike në Kosovë, dyshohet se ka kryer një rast të vjedhjes. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Milaim Bunjakun.

Bunjaku dyshohet se e ka vjedhur një biçikletë dhe lidhur me këtë rast të vjedhjes është suspenduar.

Sinjali mëson se “Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar hetime penale lidhur me këtë rast në procedurë të rregullt në koordinim me Prokurorin e Shtetit me dyshimin se është kryer vepra penale e vjedhjes. Me rekomandim të IPK-së zyrtari policor është suspenduar”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/