image Ky është personi tjetër i plagosur rëndë

Kosovë

Prishtinë/ Ky është personi tjetër i plagosur rëndë

news image

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Sinjali mëson se i vrari është Bashkim Mehmeti, ndërkaq i plagosuri në gjendje më të rëndë ka mbetur Fadil Rafuna.

Lajmin për vdekjen e një personi dhe plagosjen e të tjerëve e ka kofirmuar gjatë një konference edhe mjeku kujdestar, Agron Çitaku.

Sipas të dhënave të fundit, edhe të plagosurit tjerë janë në gjendje të rëndë. /Sinjali