image Ky është personi që u vra me kallashnikov në Shqipëri

Rajon

Ky është personi që u vra me kallashnikov në Shqipëri

news image

Një atentat me armë zjarri kallashnikov raportohet të ketë ndodhur këtë mbrëmje në Tepelenë.

Mediat në Shqipëri bëjnë me dije se viktima është Artur Bresha. Mësohet se Bresha punonte si roje në një kompani inertesh. Atentatorët kanë qëlluar në drejtim të dy vëllezërve, duke plagosur njërin prej tyre.

Më pas ata kanë marrë me forcë vëllain tjetër, Arturin, dhe pasi e kanë ekzekutuar e kanë hedhur pranë vendit ku punonte si roje.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje apo autorët. Burime bëjnë me dije se atentatorët kanë plagosur edhe vëllain e tij Artan Bresha. Artan Bresha rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penale. Ai është kapur para 10 viteve me një sasi të madhe kanabisi në Qafë-Nizinë, që e kishte ngarkuar në një maune.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për hasmëri të vjetra.

Tepelenë/Informacion paraprak

Në dalje të qytetit të Tepelenës, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., rreth 47 vjeç, si dhe është plagosur në këmbë vëllai i tij, shtetasi A.B., rreth 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga DVP Gjirokastër dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen ne autorëve

Në ndihmë të Grupit të posaçëm hetimor janë nisur menjëherë edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli.

Forca të shumta të Policisë Tepelenë dhe të D.V.P. Gjirokastër po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve./ Gazeta Sinjali/