image Ky është personi që po akuzohet për vrasjen e 39 personave në Britani

Botë

Krim/ Ky është personi që po akuzohet për vrasjen e 39 personave në Britani

news image

Kjo është fotoja e parë e shoferit të maunës që është arrestuar nga policia si i dyshuar për vrasjes, pasi në karrocerinë e automjetit të tij u gjetën 39 kufoma.

Mo Robinson është një 25-vjeçar nga Irlanda e Veriut, që dyshohet se e ka futur maunën në Britaninë e Madhe nëpërmjet Holihedit, në veri të Uellsit, që është një nga portet kryesore.

Udhëtimi kishte nisur që nga Bullgaria, dhe të 39 viktimat, të cilët ende nuk janë identifikuar, mendohet të jenë emigrantë. 38 prej tyre ishin të rritur dhe njëri ishte adoleshent.

Mjeti ku kanë hyrë është me sistem frigoriferi, ndaj frika është se mos të kenë vdekur nga i ftohti dhe asfiksia./Gazeta Sinjali/